FIFA shpall futbollistin dhe trajnerin më të mirë në botë

Cristiano Ronaldo do ta fitojë çmimin "The Best" si futbollisti më i mirë i vitit në botë.

Sport

20/10/2017 14:22

FIFA do të kurorëzojë dyshen e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se në gala mbrëmjen të hënën në Londër, Ronaldo do ta fitojë çmimin “The Best” si futbollisti më i mirë i vitit në botë.

Kurse, Zidane do të shpallet trajneri më i mirë i vitit 2017, përcjell “lajmi.net”.

Fituesi zgjedhet nga votat e kapitenëve, selektorëve dhe gazetarëve nga anembanë bota. /Lajmi.net/