Fergie kthehet në formë pas lindjes

Fergie është kthyer në formë të mirë pasi e ka sjell në jetë vogëlushin Axl Jack gjatë muajit gusht. Ajo e ka demonstruar këtë gjatë natës së bamirësisë së organizuar nga ‘Trevor Project’, e cila u mbajt të dielën mbrëma në Hollywood Palladium të Los Angelesit. Ajo ka shkelur në tepihun e kuq me një…

ShowBiz

10/12/2013 16:00

Fergie është kthyer në formë të mirë pasi e ka sjell në jetë vogëlushin Axl Jack gjatë muajit gusht. Ajo e ka demonstruar këtë gjatë natës së bamirësisë së organizuar nga ‘Trevor Project’, e cila u mbajt të dielën mbrëma në Hollywood Palladium të Los Angelesit.

Ajo ka shkelur në tepihun e kuq me një fustan të shkëlqyeshëm të verdhë, me firmë të Ungaro. Edhe bashkëshorti i saj, Josh Duhamel dukej elegant, me një kostum të errët, këmishë të bardhë dhe një kravatë gri.

Vokalistja e grupit ‘The Black Eyed Peas’ pritet t’i kthehet muzikës shumë shpejtë. ‘Trevor Project’ është organizatë bamirësie, e krijuar në tentim për t’i parandaluar vetëvrasjet e të rinjve homoseksualë.