Femrat ukrainase nisin fushatë për bojkotimin e seksit me meshkujt rus

“Mos ja jepni rusëve”, është fushata e iniciuar nga një grup i femrave ukrainase. Duke bojkotuar çdo produkt rus, ukrainaset bëjnë thirrje që të bojkotohet edhe seksi me rusët.

Bota

26/03/2014 00:03

Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, disa ukrainas janë duke bojkotuar të mirat ruse. Dhe disa gra ukrainase janë duke bojkotuar “të mirën” themelore nga të gjitha.

Fushata “Mos ja jepni rusëve”, inkurajon gratë që të “luftojnë armikun në të gjitha mënyrat”. Kjo fushatë është lancuar në rrjetin social Facebook.

Kjo iniciativë buron nga slogani i poetes ukrainase Taras Shevchenko, e cila në poezinë Kateryna, të botuar në vitrin 1837 shkruante “Bjer në dashuri, o ju vajza të errëta e të pakulturuara, por jo me një Muoskaly (rus).”

Vetëm disa ditë pas lancimit të kësaj fushate, bllogerët rus i kanë quajtur ukrainaset prostituta.

Në fakt, fushata të tilla për të bojkotuar seksin kishte pasur edhe më herët në vende të ndryshme. Kujtojmë gratë në Tokio të cilat kërcënuar se nuk do të flinin me asnjë mashkull që kishte votuar kandidatin për guvernatorë i cili edhe më parë kishte shprehur pikëpamjet e tij të vjetruara rreth përkatësisë gjinore. Po ashtu në Ukrainë disa vite më parë, grupi i feministëve i quajtur “Femrat”, kishte bërë thirrje që gratë dhe të dashurat e anëtarëve të kabinetit të Kryeministrit të bojkotonin seksin, pasi që ai “kishte qëndrim harbut dhe poshtërues ndaj grave ukrainase”.

“Gratë ruse, a keni guxim që të na bashkoheni?” ishte postimi i fundit i grupit, “Don’t give it”, në Facebook. “Burrat tanë akoma janë në shtëpi, ndërsa burrat tuaj si duket do të shkojnë në luftë”, thuhej në postimin e tyre.

(The Atlantic)