Fëmija që po vret për ISIS-in, shokohen mësuesit dhe shokët e klasës në Francë

Nxënësit në jug të Francës janë të shokuar pasi kanë parë ish-shokun e tyre të klasës duke ekzekutuar një peng në një video të publikuar nga Shteti Islamik.

Bota

15/03/2015 19:33

Në këtë video shihet një djalë rreth 11 ose 12 vjeçar duke qëlluar një izraelit i cili thuhet se po punonte për Agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad.

Fëmija thuhet se ka emrin ‘Ryan’ dhe se ishte nxënës në një shkollë publike fillore në Toulouse. Më 11 mars të vitit 2014 fëmija ishte larguar nga shkolla.

“Ai ishte një fëmijë si gjithë të tjerët, ishte i integruar luante në klubin lokal të futbollit dhe merrte pjesë në festat e ditëlindjeve”, tha për gazetën ‘Libération”, një ish-mësues i tij.

Mediat franceze e kanë identifikuar burrin pranë djalit në video si Sabri Essid 31 vjeçar. Essid besohet se është njerku i djaloshit.

aa

aaa