Fëmija nget makinën në Rrugën e Kombit (Video)

Një fëmijë i moshës rreth 7-10 vjeç është filmuar teksa nget makinën në Rrugën e Kombit.

Fun

27/03/2016 21:20

Videoja e postuar në faqen satirike “Jetaoshqef”, shfaq fëmijën të pashqetësuar, teksa i vetëm në timon drejton automjetin. Një veprim vërtet i papërgjegjshëm nga ana e prindërve të cilët rrezikojnë në këtë mënyrë jetën e tij dhe të tyre.

Nuk është hera e parë që shohim një fëmijë teksa i japin makinës në shoqërinë e prindërve. Shpesh herë i shohim në rrugë periferike dhe dytësore, por kjo ngjarje e regjistruar në Rrugën e Kombit ishte vërtet e tepërt dhe e dënueshme.