Fëmija i dirigjuar nga ISIS-i kapet para shpërthimit të bombës (Video)

Organizata terroriste, ISIS është duke shfrytëzuar fëmijët për shpërthime të ndryshme të bombave.

Bota

22/08/2016 09:13

Mirëpo, gjatë ditës së djeshme, një fëmijë, i cili në trupin e tij kishte të vendosur bombë, është zënë nga autoritet e sigurisë në Irak, pak minuta para se të ndodhte shpërthimi.

Djali, i cili kishte të veshur një fanellë të Barcelonës, respektivisht të Lionel Messit, në një video të publikuar në internet shihet teksa shpërthen në lot pasi ai u arrestua nga policia, në qytetin e Kirkukut, në veri të Bagdadit, transmeton Indeksonline.

Arrestimi i tij erdhi më pak se 24 orë pasi një fëmijë tjetër vrau me bombëtë paktën 51 persona dhe 100 të tjerë mbetën të plagosur.

YouTube player