FBI paralajmëron: IS do që të sulmojë urën në lumin Mississippi

FBI ka paralajmëruar autoritetet lokale se grupi Shteti Islamik kërcënon me hedhjen në ajër të urës mbi lumin Mississippi, tha të martën një zyrtar i kësaj agjencie.

Bota

23/12/2014 23:49

Ura Memphis & Arkansas në autostradën kryesore që lidh shtetet federale Tennessee dhe Arkansas, kurse FBI kërcënimin e IS ia transmetoi policisë lokale për çdo rast”, tha zëdhënësi Chris Allen, transmeton lajmi.net.

“Bëhet fjalë për një kërcënim anonim të pambështetur”, shtoi ai.

Allen nuk ka thënë as kur dhe as si është marrë ky kërcënim, kurse është publikuar nga Fox13 News në Memphis. Ky televizion ka transmetuar tekstin paralajmërues të FBI, në të cilin thuhet se Shteti Islamik i ka dhënë udhëzime një personi në Memphis “që në një datë të jo precizuar të hedhë në ajër urën Memphis-Arkansas, dhe të aktivizojë qelizat e IS-it në SHBA”.