FBI bastis shtëpinë e ish udhëheqësit të kampanjës së Trump

FBI ka bastisur shtëpinë e ish udhëheqësit të fushatës së Donald Trump, Paul Manafort, në Virxhinia.

Bota

09/08/2017 17:26

Hetuesit patën konfiskuar dokumente dhe materiale të ndryshme më 26 korrik, një ditë pasi që Manafort ishte takuar vullnetarisht me Komitetin e Inteligjencës së Senatit.

Manafort është larguar nga kampanja e Trump për shkak të dyshimeve për lidhjet e tij të huaja.

FBI është duke zhvilluar disa hetime në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016-ës në Amerikë.