Fatmir Spahiu për Vasfije Krasniqin: Është monument i gjallë, duhet t’i përkulemi

Këtë të martë, Vasfije Krasniqi Goodman rrëfeu tmerrin që ia shkaktuan serbët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

ShowBiz

18/10/2018 11:35

Vasfije Krasniqi Goodmansë fundmi ka treguar se gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte përdhunuar nga dy serbë: njëri prej tyre polic i regjimit të Slobodan Millosheviqit dhe rasti kishte ndodhur në fshatin Babimovc të Vushtrrisë, shkruan lajmi.net

Tmerrin që kishte përjetuar në moshën 16 vjeçare e ndau me të tjerët dhe ky rrëfim preku zemrat e gjithëve.

Ishte edhe aktori i njohur Fatmir Spahiu ai i cili u prek nga ky rast, andaj i ka disa fjalë.

‘’Një heroinë si Vasfija! Zonja që paska fol është monument i gjallë, të cilës duhet t’i përkulemi, ta nderojmë dhe të luftojmë për të drejtën e saj! Është trishtim fakti që ka shumë gra të cilat akoma nuk guxojnë të flasin publikisht nga frika e ndonjë gjykimi kolektiv. Fati jonë është tragjik! Ne nuk duhet të harrojmë. Po ne duhet të ecim përpara gjithashtu’’, ishin fjalët e tij pranë një postimi të fundit në Facebook./Lajmi.net/