Fansi i vogël befason Bebe Rexhën në tapetin e kuq

Mbrëmë në Los Angeles u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve "Billboard Music Awards".

ShowBiz

21/05/2018 10:40

Të pranishme në këtë ceremoni kanë qenë edhe dy këngëtaret shqiptare që kanë arritur famë ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Dua Lipën dhe Bebe Rexhën, kjo e fundit ka pranuar një befasi të mirë gjatë parakalimit në këtë ceremoni.

Një vogëlush ndalet para saj derisa po jepte intervistë për një gazetare dhe ia këndon këngën “Meant to Be”.

“Kur @lilhankwilliams këndon këngën tënde më mirë se ti. ??‍♀️”, ka shkruar Bebe mbi videon që ndau me ndjekësit në Instagram.

Kujtojmë që nga ky event, me më së shumti çmime doli këngëtari i njohur, Ed Sheeran, i cili rrëmbeu katër trofe. /Lajmi.net/

When @lilhankwilliams sings your song better then you. ??‍♀️

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on