Fansat të shqetësuar për shëndetin e Justin Bieber pasi kjo video u bë virale

Fansat e Justin Bieber u frikësuan për shëndetin e tij pasi një video e tij u bë virale, ku shihet derisa po bënte lëvizje të çuditshme kur po e përqafonin fansat në rrugë.

ShowBiz

22/09/2018 23:45

Videoja e 24 vjeçarit u konsideruar si ‘shqetësuese’ dhe ‘trishtuese’ nga fansat e tij në Twitter, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtari shkaktoi shqetësim lidhur me shëndetin e tij pas përhapjes së asaj videoje në internet.

Ai po lëkundej dhe dridhej derisa po bënte fotografi me fansat në Nju Jork, ndërsa fansat aludonin në konsumim të drogës.

Këto ditë Justin është përfolur se është martuar me të fejuarën Hailey, por kjo e fundit ka mohuar thashethemet. /Lajmi.net/