Fama e Luana Vjollcës arrin edhe në Azi! 5 gjërat që nuk i keni ditur për të

Fama e këngëtares dhe moderatores, Luana Vjollca tashmë ka kaluar kufijtë.

ShowBiz

05/09/2018 16:12

Ajo deri më tani ka dhënë intervista të llojllojshme jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë, shkruan lajmi net.

Së fundmi ajo ka qenë prezente edhe në mediat e njohura në Nepal, shtet ky që ndodhet në Azinë Jugore.

“Luana Vjollca është një personalitet shqiptar. Znj. Luana është një prezantuese karizmatike, e njohur për bukurinë dhe energjinë e saj, duke u kthyer në një shembull që puna vlerësohet. Luana nuk është vetëm në listën e më të kërkuarave në biznesin televiziv si një moderatore dhe producente, por gjithashtu është një këngëtare shumë e njohur, modele dhe një mbretëreshë e medias sociale”, shkruhet në fillim të shkrimit nga “kathmandutribune.com”.

Siç duket ato kanë marrë informacione të hollësishme lidhur me prezantuesen Vjollca, që po pëlqehet në mbarë botën./Lajmi.net/