Fajtori i finales, Karius me ofertë të çuditshme nga Italia

Loris Karius ka marrë ofertë nga një klub i vogël italian.

Sport

30/05/2018 07:20

Portieri i Liverpulit, Karius, është në qendër të vëmendjes pas 2 gafave në finalen e Championsit, që i kushtuan trofeun skuadrës angleze.

Gjermani po kritikohet tepër nga tifozët e Liverpulit, madje nuk kanë munguar edhe kërcënimet me vdekje.

Për ta motivuar këtë lojtar, Rimini Fc, ekip që sapo është ngjitur në Lega Pro, i ka ofruar një kontratë një-vjeçare, Kariusit.

“Do të doja që portieri gjerman të vizitonte Riminin, një vend mikpritës dhe që frekuentohet gjithmonë nga bashkatdhetarët e tij. Rimini është vendi ideal për të gjetur qetësinë, vetëbesimin dhe forcën për të vazhduar ëndrrën e tij. Ai këtu do të gjejë një familje të madhe dhe ku do të gjejë një qytet të qetë dhe të gatshëm ta mbështesë atë në këto momente të vështira “, shkruante presidenti i skuadrës italiane.