EULEX nuk lejon që Ivanoviq të vizitohet nga zyrtarë serbë

Inicativa qytetare “SDP” e Oliver Ivanoviqit, ka shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të EULEX-it me anë të cilit nuk u lejua që kryetari i komisionit parlamentar serb për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, Meho Omeroviq ta vizitojë Ivanoviqin në paraburgim. 

Lajme

06/08/2014 15:40

Më anë të kësaj ankese, përfaqësues të këtij subjekti politik kanë thënë se ndalesa e këtij zyrtari serb për ta vizituar Ivanoviqit, sipas tyre, tregon se ky është një proces politik.

“Ndalesa e vizitës së Omeroviqi i cili dëshironte që nga afër të njoftohet me respektimin të drejtave në paraburgimin e Ivanoviqit, dëshmon edhe njëherë dyshimin tonë për parregullsinë në këtë proces politikisht të motivuar”.

SDP përmes një komunikate ka vlerësuar se me këtë është shkatërruar kredibiliteti i EULEX-it, që, sipas tyre, po mbanë qasje të njëanshme ndaj serbëve dhe shqiptarëve, të dyshuar për kime lufte në Kosovë.

“Në opinionin publik serb, vlerësohet se EULEX është duke funksionuar si marionetë në duar të Prishtinës”, thuhet në këtë komunikatë.