Essien konfirmon: Nuk jam infektuar me Ebola

Ish-mesfushori i Milanit, njëkohësisht i Chelseas, Michael Essien ka konfirmuar se nuk është infektuar me virusin vdekjeprurës, Ebola.

Sport

12/10/2014 22:35

Pak më parë, nëpër media ka qarkulluar lajmi se mesfushori i Milanit, Michael Essien është infektuar me virusin vdekjeprurës, Ebola.

Sidoqoftë, është vet lojtari i cili e mohon një gjë të tillë, pasi me anë të një postimi në rrjetin social, ka konfirmuar se është shumë mirë me shëndet dhe nuk ka asnjë lloj virusi.

“Unë jam shumë miër dhe me shëndet të mirë. Nuk ka asgjë të vërtetë nëpër spekulimet që po qarkullojnë në internet. Nuk e kam sëmundjen e Ebolas”, ishte postimi i Essienit në Twitter.