“Është shumë e lehtë për t’i vrarë ushtarët e ISIS”, mburret ushtarja e cila luftoj në Siri (Foto)

Një femër guximtare e cila ka luftuar për Shtetin Islamik në vijën e frontit, tani për 12 muaj mburret duke thënë se xhihadistët “lehtë mund t’i vrisni”.

Bota

27/05/2016 09:12

Joanna Palani një bionde ushtare, ka ikur nga shtëpia e saj në Danimarkë, vetëm për t’iu bashkuar ushtarëve të ISIS dhe për t’i ndihmuar këta terroristë të sulmojnë në Irak dhe në Siri, transmeton lajmi.net.

23 vjeçarja zbuloi se ka shkuar të luftojë me kurdët, sepse ajo beson se të drejtat e njeriut i takojnë të gjithëve.

Palani, e cila tani është kthyer në Kopenhagë, ka thënë se trupat ushtarake të Bashar al-Assad ishin më të vështirë për t’i vrarë se ushtarët e ISIS.

Ekspertja e cila të paktën kështu po quhet tani, ka thënë “Është shumë e lehtë për t’i vrarë ushtarët e ISIS”.

“Ata janë shumë të mirë për t’i sakrifikuar jetët e tyre”, shtoi ajo.

Megjithatë për ushtarët e Assadit nuk ka thënë fjalë të njëjta, ata sipas saj janë të trajnuar tepër mirë dhe janë të specializuar për atë që bëjnë, madje edhe me makina vrasëse.

Edhe pse dikur ka ikur, tani ajo është mirëpritur shumë mirë në vendin  e saj në Danimarkë.

“Nuk mund të vazhdojë më shërbimin tim atje si ushtare”./lajmi.net

Joanna Palani

Joanna Palani