“Është moment i vështirë”

Casemiro ka komentuar humbjen e Real Madridit nga Girona.

Sport

29/10/2017 19:33

Mesfushori brazilian ka pranuar se Real Madridi gjendet në një situatë jo të mirë, duke thënë se të gjithë janë të brengosur.

Real Madrid pësoi 2:1 nga Girona në udhëtim, në ndeshjen e xhiros së dhjetë.

“Të gjithë jemi të brengosur. Jemi më të mirë se rivalët, por duhet të luajmë me kokë. Është moment shumë i vështirë, por duhet të jemi të qetë, kemi ende mundësi. Duhet të punojmë më shumë dhe të luajmë më mirë”, tha Casemiro./Lajmi.net/