A është kjo rruga më e vështirë për në shkollë? Fëmijët që rrezikojnë jetën për të vijuar mësimet (Video)

Dhjetëra fëmijë rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë, në një qytet të quajtur Manaure në Kolumbi, duke përdorur këtë “rrugë” për të shkuar në shkollë në kushte shumë të vështira.

Fun

16/05/2016 11:05

Vendasit thonë se është tejet e rrezikshme sepse nga përplasja e ujit, kjo urë e improvizuar bëhet e rrëshqitshme dhe e lagësht, transmeton lajmi.net.

Frika e tyre qëndron çdo ditë, kjo frikë që një ditë ndonjë fëmijë do të rrëzohet dhe do të humb jetën drejt rrugës për në shkollë.

Në video, shihet një prind duke i ndihmuar me radhë fëmijët e tyre për të kaluar këtë pjesë që as nuk mund të quhet rrugë.

Të gjithë prindërit shpresojnë që kryetari lokal Enver Santana të merr masa të menjëhershme për të siguruar vendin me një urë të sigurt, edhe pse kjo nuk ka ndodhur deri tani, madje as nuk ka shkuar ndokush për të parë gjendjen e tyre, por megjithatë kryetari vazhdon t’i “premtojë”, ata se shumë shpejtë do ta rregullojë./lajmi.net