Erza Muminoviq lufton për medaljen e bronztë në Çeki – Lajmi.net
Erza Muminoviq lufton për medaljen e bronztë në Çeki
Autori: Lajmi.net SportSporti Vendor 18:10, 21 April 2018
Erza Muminoviq do të luftojë për medaljen e bronztë sot në Kupën Evropiane për kadetë në Çeki.

Në kategorinë 44 kilogramë, ajo arriti të shkojë deri në gjysmëfinale, ku u mposht nga garuesja turke Merve Azak.

Trajneri Driton Kuka ka treguar se për herë të parë në një garë kaq të madhe morën pjesë edhe Dardan Cena e Arbër Nikqi, që pësuan humbje që në meçet e para të tyre.

“Për meshkuj sot garuan Dardan Cena kategoria 50 kilogramë që humbi në xhiron e parë, si dhe Arbër Nikqi kategoria 60 kilogramë që poashtu pësoi në xhiron e parë. Dardani e Arbëri e kishin paraqitjen e parë në gara serioze. Pasdite për medalje të bronztë do të luftojë Erza, e cila e vetme po lufton për kualifikim në Lojërat Olimpike për të rinj. Nesër do të paraqitet Fationa Kasapi në kategorinë 57 kg”, ka shkruar Kuka

Fjalët kyçe: Erza Muminoviq, Xhudo

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master Japan
  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2