Ermal Mamaqi rrëfen momentin më të frikshëm në jetën e tij!
Njëri ndër emrat më të përfolur të medieve rozë, Ermal Mamaqi ka treguar për momentin më të frikshëm në jetë.
ShowBiz
Ermali ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në të cilin rrëfeu të pathëna nga jeta e tij, shkruan lajmi.net.
Ai tregoi se momenti më i tmerrshëm në jetën e tij ishte kur i kishte humbur djali i tij Joeli në një turmë në Barcelonë.
Ermali tregoi se ishte ndjerë shumë keq kur nuk kishte kuptuar se ku e kishte djalin, pasi që Ami kishte menduar se është me të dhe e kundërta.
Pastaj, ai tregoi se kur e gjetën Joelin e kaluan kohën duke luajtur me piano. /Lajmi.net/