Ermal Fejzullahu bashkon forcat me Xhensila Myrtezajn, ja kur publikohet dueti

Ermal Fejzullahu dhe Xhensila Myrtezajn janë gati për ta lansuar super-hitin.

ShowBiz

16/02/2019 23:17

Ermal Fejzullahu këtë herë ka zgjedhur të bashkëpunojë me këngëtaren e njohur, Xhensila Myrtezaj, shkruan lajmi.net.

Këngëtari që prej dhjetorit të vitit të kaluar nuk ka sjellë ndonjë këngë të re, por tani ka gati hitin e radhës.

Sipas “Prive”, Ermali ka finalizuar duetin me Xhensilën, është realizuar në Prishtinë dhe do të publikohet në fund të këtij muaji.

Për ndryshe, kjo këngë do të jetë njëherësh edhe projekti i parë i Xhensilës pas lindjes së vajzës.

Se çfarë kanë përgatitur dy artistët e njohur, mbetet të shihet ditëve në vijim. /Lajmi.net/