Erkand Shabani i kundërpërgjigjet Greta Koçit (Foto)

Pas padisë së këngëtares Greta Koçi kundrejt Erkand Shabanit i cili merret me menaxhimin e kanaleve muzikore të këngëtarëve në Youtube, duke e akuzuar atë për fshirje të këngës së re 'I besova', ky i fundit i është kundërpërgjigjur me një status në Facebook.

ShowBiz

24/02/2016 17:46

Në këtë rrëmujë është përfshirë edhe ‘Chipsi’ i cili pretendon se është autori i këngës, ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se Greta nuk e ka paguar tërësisht këngën dhe në fund nuk i ka vënë emrin e tij në klip si autor i këngës, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja gjithashtu e ka akuzuar ‘Chipsin’ për shitje të beat-it të vjedhur të këngës paraprake në bashkëpunim me Enin dhe Gold AG.

Përveç Chipsit, Greta Koçi ka paditur në gjyq edhe Erkand Shabanin duke e quajtur haker dhe e ka akuzuar atë dhe kompaninë e tij për fshirjen e klipit të ri ‘I besova’ nga Youtube, pasi ‘Chipsi’ dhe Erkandi janë bashkëpunëtorë.

Së fundmi Erkandi i është kundërpërgjigjur Gretës me një status në Facebook, duke e akuzuar këngëtaren për prishje imazhi dhe shpifje dhe thotë se ai do ta padisë atë sepse ka prova dhe gjithçka tjetër për ta fituar gjyqin.

Për më shumë shihni postimet e tre palëve më poshtë./Lajmi.net.


Statusi i plotë e Erkand Shabanit nga ONIMA MEDIA

SQARIM !

Të dashur shokë, bashkpuntorë dhe ju dashamirë të punës time.
Më duhet patjeter të sqarohem për rastin, ‘’Greta Koci’’ ku emri im është lakuar në kontekst negativ duke u njëllosur kështu pa të drejtë dhe pa asnjë fakt, personaliteti im në rradhë të parë e pastaj puna ime.

Së pari, une nuk mirrem me punë të paligjshme, madje as nuk e di se si funksionon një HACKER. Unë tash e 13 vite mirrem me videoproduksion. Falë punes time gjithmone te ndershme , kam arritur që ta themeloj kompaninë IMAGINE FILMS, me të cilën kompani kemi arritur bashkarisht suksese të konsiderueshme. Së fundmi kam themeluar në parteritet me miq të mi, kompaninë ONIMA MEDIA, e cila merret ekskluzivisht me menaxhimin e kanaleve të artistëve në YouTube , duke I mbrojtur të drejtat absolute të cdo Autori/Krijuesi dhe Interpretuesit në përputhje me ligjin I cili vlenë për të gjithë ata që jane të përfshirë në këtë industri. Natyrisht ligjin une nuk e kam shpikur, unë thjeshtë e zbatoj atë.

Këngëtarja Greta Koci, për të cilën deri vonë kam pasur goxha respect, më paska akuzuar se I kam fshirë padrejtsisht videon nga YouTube, duke më quajtur Hacker, dhe për këtë paska ngritur padi ndaj meje në Tiranë.

Une përmes këtij sqarimi po I pergjigjem edhe Greta Koci-t, duke I thënë se ka gabuar shumë me këtë nguti dhe me këtë njollosje që ma ka bërë sepse realisht, falë dëmtimit të imazhit më ka dëmtuar shumë, duke mi prishur raportet edhe me artistët tjerë që kemi pasur mardhënie pune ose me të tjerët qe do t’bashkpunonim në të ardhmen.

E dashura Greta , më vjen shumë keq por duhet të përgatitesh për një padi akoma më të rëndë se kjo që më ke bërë ti mua. Për dallim prej teje, unë kam fakte edhe për detajin më të vogël. Mos harro, në këtë rast unë jam ndërmjetësues në mes të Artistit dhe Autorit.

Ke kërkuar këngë nga klienti im, Besim Buzuku ( Chipsi ). Këngën nuk e ke paguar në tërsi. Ke dhëne vetem një paradhënie modeste. Marrëveshjes nuk I ke qëndruar besnike. Përvec kësaj, klientit tim I ke thënë se ajo këngë është anluar dhe nuk do të lancohet fare. Nuk ka ndodhur kështu. Këngën e ke publikuar duke e hudhur poshtë mundin e Autorit/Kompozitorit ( klientit tim ) duke ja humbur kështu autorisinë dhe meritat që Besimi – Chipsi ka për këngën tënde.
Greta , me përvojën qe ke ti në industrinë muzikore është dashur ta dije se je gabim dhe këto gabime penalizohen, përsëri po them, më vjen keq.
Po ta përsëris, unë vetëm merrem me zbatimin e rregullave të YouTube dhe jo vetëm.

Unë dhe kompania që unë drejtoj, jemi TRAJNUAR dhe CERTIFIKUAR për këtë punë nga vet YouTube.
Sidoqoftë, egzistojne të gjitha faktet, bisedat ( mesazhet , emailat ) për të demantuar ty dhe të jesh e sigurtë që shumë shpejtë do të vijë koha kur do të ballafaqohesh me to.
Jam I detyruar të ndërmarr hapa të mëtutjeshëm vetëm e vetëm që të dal korrekt, ashtu siç kam qenë gjithmonë, te klientët tjerë që deri tash kemi pasur raporte të shkëlqyera.

Ju përshëndes,
Erkand Shabani
OnimaMedia, llc.