Eriksson zbulon se ku do të transferohen Messi e Ronaldo (FOTO)

Sven Goran Eriksson pret një revolucion të futbollit në Kinë.

Sport

14/03/2017 12:58

Lionel Messi e Cristiano Ronaldo janë dy futbollistët më të mirë në botë.

Por, në të ardhmen e afërt yjet më të mëdhenj do të luajnë në Kinë, sipas Sven Goran Eriksson. Trajneri suedez beson se Kina do të bëjë revolucion duke mbledhur yjet e futbollit botëror.

“Brenda 10-15 vitesh, Kina do të ketë Messin dhe Ronaldon e tij”, deklaroi ai për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

“Është duke u formuar një projekt i madh që do ta shndërrojë Kinën në ligën më të fuqishme të futbollit në botë”, theksoi Eriksson. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6