Erdogan: Presim me durim përgjigjen e Salmanit për çështjen Khashoggi

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka reaguar sërish pas vrasjes së Jamal Khashogg.

Bota

13/11/2018 14:49

Turqia është duke pritur me durim që princi saudit, Mohammed bin Salman të zbulojë detaje rreth vrasjes së Jamal Khashoggi në konsullatën e vendit të tij në Stamboll, theksohet të ketë thënë presidenti turk Recep Tajip Erdogan për shtypin.

Khashoggi, gazetar dhe kritik i udhëheqjes saudite, u vra më 2 tetor, pas hyrjes në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll për të marrë dokumentacionin e nevojshëm për t’u martuar me të dashurën e tij turke.

Më shumë se 40 ditë pas vrasjes së tij, trupi i gazetarit Khashoggi ende nuk është gjetur. Nuk ka as konfirmim se kush e urdhëroi vrasjen.

Erdogan tha se fajtorët janë “padyshim” në mesin e 18 të dyshuarve të arrestuar në lidhje me incidentin në Arabinë Saudite.

‘’Duhet të dalë edhe ai që dha urdhrin ‘’, theksoi Erdogan.

Autoritetet turke kanë zbuluar me dashje informacione për median lokale duke përfshirë regjistrimet e dyshuara për vrasjen e gazetarit.

Më 23 tetor, presidenti Erdogan zbuloi edhe detajet e një vrasjeje të paramenduar nga një ekip saudit me 15 anëtarë.