Erdogan, para mijëra qytetarëve në Bursa: Shqiptarët dhe turqit janë një popull

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur para mijëra qytetarëve në qytetin e Bursës.

Bota

21/01/2018 15:25

Erdogan ka folur rreth operacionit kundër militantëve kurd në Siri, ku ka filluar të bombardojë përmes aeroplanëve caqet e tyre.

“Ne do ta përfundojmë operacionin në një kohë shumë të shkurtër”, tha Erdogan rreth operacionit në Afrin.

Erdogan, i cili dha mesazhin e unitetit, nuk harroi shqiptarët dhe boshnjakët.

“Ja çfarë dua nga ju. Le të mos e harrojmë Rabia’rim. Përmbajtja e kësaj Rabia është shumë e rëndësishme. Nuk ka ndarje këtu. Këtu ka vetëm unitet. Këtu ekziston vetëm një komb. Ne jemi 80 milionë turq, kurd, laz, çerkez, gjeorgjian, romë, boshnjak dhe shqiptar”, tha lideri turk. /Telegrafi/