Erdogan flet pas përfundimit të votimeve në Turqi

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Stamboll deklaroi se procesi zgjedhor kaloi në mënyrë të qetë, dhe shpreson se do të sjell gjëra të mira.

Bota

24/06/2018 18:37

Në Turqi sot janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në të cilat afër 60 milionë votues zgjodhën presidentin e shtetit dhe përbërjen e re të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë.

Presidenti aktual turk, lider i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe kandidat presidencial i këtij opsioni politik Erdoğan votoi në vendvotimin në distriktin Uskudar të Stambollit.

Pasi kreu detyrën qytetare, Erdogan u zhvendos në zyrën presidenciale Kisikli në Stamboll. Më vonë nga Kisikli u nis drejt rezidencës Huber, ndërsa me këtë rast përshëndeti qytetarët që ishin mbledhur./AA