Erdogan e Putin flasim për Jerusalemin, kundërshtojnë vendimin e Amerikës – Lajmi.net
Erdogan e Putin flasim për Jerusalemin, kundërshtojnë vendimin e Amerikës
Autori: Lajmi.net BotaLajme 21:44, 7 December 2017
jatë bisedës telefonike, presidenti Erdoğan ka theksuar se hapi i fundit i ndërmarrë nga qeveria amerikane për Jerusalemin do të ndikojë negativisht në paqen dhe stabilitetin e rajonit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga burime presidenciale, gjatë bisedës telefonike, Erdoğan dhe Putin kanë shkëmbyer mendime për zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e Jerusalemit, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) njohën Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Duke vënë në dukje se vendimi i marrë nga Izraeli për aneksimin e Jerusalemit në vitin 1980 është një vendim i refuzuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara, presidenti Erdoğan ka theksuar se hapi i fundit i ndërmarrë nga qeveria amerikane për Jerusalemin do të ndikojë negativisht në paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Edhe presidenti i Rusisë, Putin, duke theksuar se e ndan mendimin e njëjtë me presidentin turk Erdoğan, është shprehur se do t’i ndjekin këto çështje në kuadër të Këshillit të Sigurimit.

Dy liderët gjithashtu kanë rënë dakord për të qenë në kontakte të ngushta për shkëmbimin e mendimeve për çështje dypalëshe dhe ndërkombëtare.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play iStunt 2
  • Play Bow Master Japan
  • Play Berry Rush