Emri i Stadiumit Nacional, vendim zyrtar

Këshilli Kombëtar i Investimeve tashmë ka miratuar projektin madhor për ndërtimin e  Stadiumit Nacional të Kosovës në Bërnicë të Prishtinës.

Sport

26/01/2017 16:55

Me të miratuar ky projekt, kanë filluar të jepen edhe ide të ndryshme, se si duhet të emërohet ky stadium.

Disa thonë se duhet të quhet ‘Dardania’, e disa të tjerë duan që të mbajë emrin e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Por, sipas drejtorit të Departamentit të Sportit, Ibër Alaj, ende nuk është vendosur për emrin e stadiumit Nacional, por për këtë do të vendos Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe komunitetin e futbollit.

“MKRS së bashku me Qeverinë e Kosovës do të marrë vendim, por duke konsultuar palët, në këtë rast komunitetin e futbollit”, tha Alaj për Gazeta Express.

Ai po ashtu tha se kriter për emrin e stadiumi do të jetë ndërlidhje me trashëgiminë dhe vlerat tona si shoqëri.

Kujtojmë se ndërtimi i Stadiumit Nacional pritet të fillojë gjatë këtij viti, e të përfundojë në vitin 2019, ndërsa pritet të kushtojë 40 deri në 50 milionë euro.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6