Emocionuese! Bebe Rexha: Kjo është për ty baba (Foto/Video)

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha dje ka pasur nderin të jetë pjesë e garës automobilistike “Indy 500”.

ShowBiz

29/05/2017 11:56

Bebe kishte performuar himnin kombëtar në Indy 500 që u mbajtë në Indiana, me ç’rast i pranishëm ishte edhe babai i saj, shkruan lajmi.net.

“Përtej nderuar që kam performuar Himnin Kombëtar në Indy 500. Babi, kjo është për ty ❤️ #immigrantsdaughter ????” janë fjalët e Bebes sipër videos që ka postuar pas performimit në atë skenë.

Bebe është shprehur krenare që është vajza e një emigranti, duke vënë flamurin e Amerikës dhe atë kombëtar kuq e zi sipër videos dhe duke ia dedikur këtë performancë babait të saj.

Vlenë të theksohet paraqitja e Bebes në skenën e ‘Indy 500’ e cila iu përshtat performancës duke u dukur për mrekulli në kostumin blu. /Lajmi.net/

68735_n