Eminem arrin numër rekord të klikimeve me hitin “Fall

Ka dy muaj prej kur reperi i njohur Eminem publikoi projektin e ri.

ShowBiz

16/11/2018 16:53

Eminem lansoi këngën “Fall”, të shoqëruar edhe me videoklip, që u prit mirë nga fansat e tij, shkruan lajmi.net.

Ky projekt ishte pjesë e albumit të tij të fundit “Kamikaze”, album i cili arriti shifra të mëdha shitjesh në mbarë botën.

Kënga “Fall” për dy muaj nga data e publikimit ka marrë 100 milionë klikime në kanalin YouTube.

Njëherësh “Fall” është videoklipi i 31-të i këtij reperi që ka marrë kaq klikime. /Lajmi.net/

YouTube player