Ëmbëlsirë shumë e shijshme me kokos dhe çokollatë (Foto)

Një recetë tepër e shijshme dhe e lehtë për t'u bërë. Përgatiteni atë sepse nuk do të zhgënjeheni!

Lifestyle

07/11/2015 21:56

Përbërësit:
• 443ml çokollatë
• tre qese kokos
• qumësht Hopla

Përgatitja:

1. Në një tas mesatar, përziejmë kokosin dhe qumështin Hopla duke krijuar një përbërje të trashë dhe ngjitëse.
Homemade5
2. Me duar, i japim masës formë drejtkëndëshi dhe ushtrojmë forcë në mënyrë që të ruajmë formën. Pasi formojmë tre-katër drejtkëndësha, lajmë duart, por nuk i thajmë plotësisht. Kjo shërben që masa të mos na ngjitet në duar.
Homemade6
3. I vendosim drejtkëndëshat në një letër pergamene dhe i futim në frigorifer për 20 minuta. Duhet ta zbatojmë këtë pjesë të procesit të punës, përndryshe kur të hedhim shtresën e çokollatës, ajo nuk do të qëndrojë si duhet, shkruan lajmi.net.
Homemade7
4.  Ndërkohë presim çokollatën në copa. Vendosim në një enë dy të tretat e saj dhe i shkrijmë në mikrovalë për 30 sekonda. Përsëritim të njëjtën gjë me pjesën e mbetur të çokollatës.
Homemade8 Homemade9
5. Heqim masën nga frigoriferi. Marrim dy pirunë. Me njërin heqim shtresat drejtkëndore nga çokollata, ndërsa me pirunin tjetër, heqim çokollatën e tepërt dhe i vendosim në një letër.
Homemade11 Homemade12
Ëmbëlsirën e lëmë derisa çokollata të forcohet dhe pastaj e shërbejmë. Ju bëftë mirë!
Homemade13