Elvana falenderon për urimet e ditëlindjes (Foto)

Këngëtarja më e pëlqyer e momentit Elvana Gjata, dje ka festuar ditëlindjen.

ShowBiz

04/02/2016 12:40

Edhe pse ajo e ruan me fanatizëm jetën e saj private, festën e ditëlindjes së 29-të ka vendosur ta bëjë publike përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Elvana e ka festuar ditëlindjen në Paris të Francës bashkë me motrën e saj, Besa Kokëdhimën dhe Jonida Vokshin.

Në këtë përvjetor të lindjes, Elvana ka marrë shumë dhurata dhe urime në rrjetet sociale.

Ato që kanë rënë në sy janë urimet e Flori Mumajesit dhe Lori Hoxhës.

Këngëtarja sot ka postuar një fotografi nga Parisi duke falenderuar të gjithë që e uruan për lumturinë e saj./lajmi.net.