Elvana e entuziazmuar për rolin në film: E kam pritur gjatë këtë moment!

Elvana Gjata është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

08/09/2018 16:45

Këngëtarja është shumë aktive me projekte të reja muzikore, ndërsa tani ka provuar vetën edhe në një tjetër fushë, shkruan lajmi.net.

Atë së shpejti do ta shohim si aktore në komedinë “2 gisht mjaltë”, ku do të luajë përkrah Ermal Mamaqit.

Tashmë ata janë duke realizuar xhirimet e filmit, ndërsa Elvana është shprehur e ngazëllyer për këtë mundësi që iu dha.

“E prisja kaq shumë kohë për këtë moment.
Filmi im i parë ..
E dua këtë Komedi me gjithë zemrën time!
Pra, krenare për të gjithë që punojnë kaq shumë! #Ekipimëimirë”, ka shkruar Elvana. /Lajmi.net/