Elita Rudi rrënqeth me fjalët pasi mori vesh për vdekjen e shokut të saj të jetës

Edhe prezantuesja Elita Rudi është prekur thellë nga vdekja e mikut të saj të afërt.

ShowBiz

24/04/2018 17:17

Ajo ka zgjedhur një kollazh fotografish për t’ia bashkangjitur fjalët që i kanë ardhur nga thellësia e zemrës së vrarë, shkruan lajmi.net

‘’Asnjë fjalë nuk mundet me spjegu dhimbjen që mka kaplu për lajmin që e morra sot. Tu prehtë shpirti yt i ndritun në paqe o shoku im i jetës Art Kurti. Do të kujton gjithmonë “ halla jote “’’, ka shkruar ajo përkrah imazheve ku shihet në disa momente të lumtura me tashmë të ndjerin Art Kurti i cili sot në mëngjes u gjet i vdekur në veturë dhe ende nuk është marrë saktësisht vesh nëse është vrasje apo vetëvrasje pasi në vendin ku është gjetur aktori i serialit ‘O sa mirë’ ishte edhe një armë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bh8-9G_BfVH/?hl=en?&taken-by=elita.rudi