Elina Duni me tur koncertal edhe në Japoni e Kore (Foto)

Elina Duni, një prej artisteve më të mira shqiptare, e njohur edhe jashtë kufijve, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, kësaj radhe prezanton datat e turit të saj në Japoni dhe Kore, shkruan KultPlus.

ShowBiz

24/08/2016 20:05

Artistja e cila tashmë njihet për stilin e saj të veçantë e sidomos për performancat e saj këmbëzbathur, mënyrë kjo e cila e bënë atë të ndihet në tokë dhe ta ndjejë muzikën më shumë, në muajin shtator do të fillojë turin e saj në Japoni dhe në Kore.

Kjo është artistja Elina Duni, një prej artisteve më të mira shqiptare e njohur edhe jashtë kufijve, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, shkruan KultPlus.

Ajo ka paralajmëruar për turin e saj, ku është shprehur se është e gatshme për këto koncerte, ku po sipas saj ky është turi i saj i parë në këto vende.

Koncertet e artistes do të fillojnë më 2 shtator, ku artistja do të performojë në Garaman Hall, Ginoza, në Okinawa, për të vazhduar më 3 shtator në Shikiori, në Fukuoka.

Data 4 shtator do ta gjejë artisten në Anyo-In Temple, Itabashi, në Tokyo, 6 shtatori në Sakai Women’s College, La Parité, në Osaka, 7 shtatori në Way out West, Abeno Hall, në Osaka, 9 shtatori në European Jazz Festival, në Seoul, ndërsa këtë tur ajo do ta përfundoj më 10 shtator, me performancën e saj në European Jazz Festival, në Seoul.

Së fundmi Duni së bashku me kuartetin e saj kanë performuar në Zurcher Theater Spektakel, në Zvicër.

20160824124845991