Ekzistojnë katër kategori të pijanecëve, cilës i përkisni?

Të gjithë e kemi një shok/shoqe i cili bëhet agresiv kur dehet, i bërtet bërllokut dhe nuk i përshtatet rrethanave. Por, e kemi edhe shokun apo shoqen që bëhet aq i lumtur saqë qesh edhe me shakatë më të tmerrshme që ekzistojnë.

Fun

20/09/2016 13:58

Sidoqoftë, tani, falë një hulumtimi shumë serioz nga shkencëtarët në Universitetin Missouri-Columbia, ju mund t’i kategorizoni pijanecët në katër grupe – grupe të emëruara në bazë të figurave të njohura si: Ernest Hemingway, Mary Poppins, z. Hyde dhe Nutty Professor, transmeton Telegrafi.

Ernest Hemingway

Ky grup është kategorizuar për shkrimtarin e njohur dhe ndoshta ka qenë më shumë i njohur për konsumimin e alkoolit. Njerëzit e kësaj kategorie shfaqin trajta të njëjta personaliteti kur janë të dehur dhe të kthjellët.

Z. Hyde

Në këtë grup hynë personat të cilët fillojnë të fjalosen shtylla dritash rrugore pas pak birrave.

Personat e kësaj kategorie, alkooli i transformon në persona thuajse krejtësisht të panjohur. Sipas hulumtuesve, ata janë shumë pak të përgjegjshëm, më pak intelektualë dhe shumë më armiqësorë nën efektin e alkoolit.

 Mary Poppins

Personat e kësaj kategorie bëhen të “ëmbël”, zemërgjerë dhe të sjellshëm kur dehen. Personat e kësaj kategorie priren të sillen vërdallë kafenesë dhe t’ju dhurojnë përqafime të huajve duke bërtitur se i duan ata.

“Nutty Professor”

Personat e kësaj kategorie, njëjtë sikurse ata të z. Hyde, shfaqin një dallim në personalitet kur dehen. Mirëpo, në vend se të bëhen armiqësorë, këta introvertë bëhen ekstovertë. Ata i lënë mënjanë shprehitë e tyre dhe bëhen më të shoqërueshëm.