Ekstremistët e ISIS pushtuan digën më të madhe në Irak

Pjesëtarët e organizatës ekstremiste sunite Shetit Islamik i Irakut dhe Shamit sot kanë pushtuar digën më të madhe në Irak.

Bota

07/08/2014 18:22

Kësisoj luftëtarët e ISIS kanë vendosur kontrollin mbi resurset më të mëdha ujore dhe elektroenergjetike dhe duke krijuar qasje në lumin që kalon nëpër qendër të Bagdadit.

Sulmuesit e ISIS ia kanë dalë që pas një javë përpjekjesh të pushtojnë digën e Mosulit dhe tëi detyrojnë forcat kurde që të tërhiqen nga ai rajon, thanë për agjencinë e lajmeve AFP banorë që jetojnë në afërsi të digës.

Shteti Islamik në internet ka konfirmuar që ka pushtuar digën dhe ka premtuar se do të “vijojë të përparojë në të gjitha drejtime”. Duke shtuar se nuk do të heqë dorë nga projekti i krijimit të kalifatit të madh.