Ekskluzive: Pas katër vitesh ky person largohet nga ‘O sa mirë’

Vjen edhe një largim nga seriali vendor 'O sa mirë', kësaj radhe nuk është fjala për aktorët, por për dikë tjetër.

ShowBiz

19/06/2017 15:09

Nga burime të Lajmi.net. mësohet se skenaristi Ard Islami nuk do të jetë më pjesë e serialit ‘O sa mirë”.

Nuk dihen shkaqet e largimit të tij nga seriali, por kjo gjë duket se do t’i kushtojë shumë serialit, pasi skenaristi është një faktor kyç në funksionimin e tij, shkruan lajmi.net.

Mësohet se Ardi do të largohet nga seriali në përfundim të këtij sezoni.

Këto ditë është raportuar se edhe ‘Zysha’, aktorja Olta Daku është larguar prej ‘O sa mirë’. /Lajmi.net/