Ekonomia e shtatë botërore hyn në recesion

Brazili, fuqia e shtatë ekonomike botërore, hyri në recesion tremujorin e dytë, në një kohë që vendet e tjera në zhvillim si Rusia dhe Kina kanë njohur një ngadalësim të ekonomisë së tyre, duke parë një kontraktim të PBB-së së tyre.

Bota

28/08/2015 21:30

“Është hera e parë në gjashtë vjet, që prej tremujorit të parë të vitit 2009, që Brazili ndodhet në recesion teknik, që karakterizohet nga dy tremujorë radhazi të rënies së Prodhimit të Brendshëm Bruto”, njoftoi sot Instituti brazilian i Gjeografisë dhe Statistikave (IBGE), dhe kjo periudhë rënie pritet të zgjasë të paktën dy vjet, parashikojnë analistët.

“PBB e Brazilit, ekonomisë së parë të Amerikës Latine, regjistroi një rënie me 1,9 për qind në tremujorin e dytë, një rënie më e lartë nga ajo e parashikuar nga analistët e bankave të huaja dhe braziliane. Në tremujorin e parë, PBB ishte ulur me 0,7 për qind”, theksoi IBGE./ATSH