Efekti Cristiano Ronaldo: Napoli transferon yllin e Real Madridit

Juventusi ka bërë goditjen më të madhe në tregun e transferimeve këtë verë.

Sport

14/07/2018 21:31

‘Zonja e Vjetër’ ka transferuar lojtarin më të mirë në botë aktualisht, Cristiano Ronaldon, nga Real Madrid për 105 milionë euro.

Ky transferim ka shkaktuar zhurmë të madhe në Itali, ku po mobilizon edhe skuadrat tjera për një betejë të madhe që po nis në muajin gusht.

Njëra prej skuadrave që po kërkon të përforcohet me emra serioz, është edhe Napoli, që për trajner ka Carlo Ancelottin.

Trajneri italian e ka vënë në shënjestër ish lojtarin e tij të Real Madrid, Karim Benzeman.

Largimi i Zinedine Zidanes shumë lehtë mund të ndikojë në vendimin e sulmuesit francez, për të zgjedhur Serie A si destinacion të ri./Lajmi.net/