Edi Rama e kupton seriozitetin e Haradinajt, i shkon në shtëpi dhe bëhet sikur s’ka ndodhur gjë

Pasi që e goditi rëndë me deklaratën që mos të përzihet në punët e Kosovës dhe me shpikje të merret në Shqipëri se i dalin boll, kryeministrit Ramush Haradinaj “i ka shkuar në shtëpi” kryeministri Edi Rama.

Lajme

16/02/2018 23:01

Rama në një postim në Facebook sikur ka dashur ta zbus reagimin e ashpër të Haradinajt, duke postuar një fotografi me të dhe me mbishkrimin: “Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve. GEZUAR FESTEN E PAVARESISE”.

Duket se Haradinaj e ka pasur seriozisht kur i reagoi Ramës, pasi që ky i fundit tha se tema e Demarkacionit ka qenë e shpikur, duke ia hedhur tërë fajin Haradinajt, shkruan lajmi.net.

Dhe duket se pasi e përfundoi intervistën në Klan Kosova te Baton Haxhiu, ky i fundit e ka dërguar Ramën në shtëpinë e Haradinajt që të duket sikur gjithçka është normalizuar. /Lajmi.net/

lexoni edhe:

Haradinaj i reagon ashpër Edi Ramës: Merru me shpikjet tuaja brenda Shqipërisë, të dalin boll