Edhe Ronaldo po ndien mungesën e Real Madrid
Duket se “malli” Real Madrid – Cristiano Ronaldo është i dyanshëm.
Sport
Ylli portugez është afër që të humbasë rekordin e golave që e ka ndjekur për shtatë vite.
Cristiano ka shënuar të paktën 50 gola në çdo sezon që nga viti 2011.
Këtë vit, ai qëndron në kuotën e 46 golave në 2018, dhe do t’i duhen edhe katër gola në tri ndeshje që ta vazhdojë serinë e tij të jashtëzakonshme, transmeton lajmi.net.
Në tri ndeshjet e radhës, “zonja e vjetër” do të takohet me Romën, Atalantën si dhe Sampdorian.
Kujtojmë se rivali i tij Lionel Messi, veçse ka prekur shifrën e 50 golave, dhe ka një ndeshje me Celta Vigon për ta luajtur. /Lajmi.net/