Edhe një biznesmen i vrarë në Shqipëri

Vrasjet e biznesmenëve në Shqipëri, është dukë u bërë një dukuri e shpeshtë kohëve të fundit. 

Lajme

18/11/2014 19:28

Një biznesmen është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 në një lokal pranë Bashkisë në sheshin “Liria”.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Leonard Murati, pronar i një lokali në Durrës. Ai ka ndërruar jetë në spital pas plumbave të marrë. Sipas policisë Muratit i ishte bërë edhe më herët atentat. Viktima njihet si person me precedent të mëparshëm penal.

Sipas policisë, vrasja ka ndodhur në një moment kur ka pasur reshje të dendura shiu. Biznesmeni është ekzekutuar nga dy persona në derën e lokalit të tij. Autorët kanë përfituar nga errësira dhe reshjet e dendura për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e qytetit bregdetar kanë shoqëruar për të dëshmuar personat e pranishëm në lokal.

Viktima Leonadr Murati, sipas policisë, ishte person me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qenë i akuzuar për pengmarrje dhe vrasje. Në vitin 2007 Murati akuzohej për pengmarrjen e shtetasit Artan Ilmiu si dhe për vrasjen e shtetasit Nuhi Ilmiu.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autoreve, ndërkohe që pista kryesore mbetet hakmarrja. Policia kanë ngritur postblloqe në rrugët kryesore të qytetit.