Edhe në veri si në tërë Kosovën, procesi i votimit filloi normalisht

Në veri të Mitrovicës në përjashtim të shkollës së Mesme të Mjekësisë që vendvotimi është hapur me 15 minuta vonesë, në qendrat tjera ka nisur votimi në orën 7:00 të mëngjesit.

Lajme

08/06/2014 09:53

Deri tani pjesëmarrja është e vogël, ndërsa vërehet prani e madhe e strukturave të sigurisë, përkatësisht Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it përreth qendrave të votimit.

Rreth 100 komisionar dhe vëzhgues shqiptar, kanë shkuar nëpër qendrat e votimit me vetë iniciativë dhe me automjetet e tyre disa edhe këmbë, do të thotë pa përcjellje të pjesëtarëve të Policisë.

Në këto zgjedhje në veri të Mitrovicës po votohet në 7 qendra të votimit me gjithsej 33 vendvotime ndërsa të drejtën e votës e kanë gjithsej rreth 29 mijë votues, raporton KosovaPress.

Ndërkohë edhe në jug të Mitrovicës votimi ka nisur në ora 7 të mëngjesit dhe gjithçka po zhvillohet normalisht. Interesimi i qytetarëve për votime deri tani është i vogël por pritet që numri i votuesve të rritet gjatë ditës.

Në jug të Mitrovicës po votohet në 28 qendra të votimit, ndërsa të drejtën e votës e kanë rreth 73 mijë votues.