Edhe konferenca e tretë e shtypit mes Wilder dhe Fury sjell përplasje, shikoni këto pamje

Konferenca e tretë për shtyp që kanë zhvilluar sot boksierët Deontay Wilder dhe Tyson Fury ka degjeneruar në një sherr masiv, në momentin që dy boksierët shkuan “face to face”, duke shtyrë njëri-tjetrin.

Sport

04/10/2018 10:22

Madje për një moment u duk se raundi i parë i këtij dueli do të zhvillohej në skenë, por ndërhynë personat e sigurisë dhe stafet përkatëse për të evituar grushtet.

Wilder dhe Fury, pas dy konferencave të zhvilluara në Londër dhe Nju Jork, u takuan sërish në Los Anxhelos, aty ku më 1 dhjetor do të zhvillojnë duelin e vlefshëm për titullin kampion bote të peshës së rëndë, që mbahet nga boksieri amerikan (kategoria WBC), shkruan telesport.al

Në një moment, ashtu si në dy daljet e para publike, boksierët ishin të lirë dhe shkuan ballë për ballë njëri-tjetrit.

Në këtë moment ata shtyhen dhe ndërhyjnë organizatorët për të ndalur që boksierët të kapen me grushte.

Por situata degjenroi në sharje e fyerje të rënda, duke krijuar kaos në skenë dhe për pak sa boksierët nuk kaluan në përplasje fizike. Kjo situatë zgjati për më shumë se 2 minuta, duke bërë që konferenca për shtyp të përfundonte para kohe.

 

YouTube player