Edhe Dhurata Dora ndryshon stilin e flokëve

Trendi i ndryshimit të flokëve po vazhdon.

ShowBiz

22/01/2019 19:37

Kësaj radhe është këngëtarja, Dhurata Dora e cila ka bërë një ndryshim në pamjen e saj, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj personale, Instagram e cila tregon ndryshimin drastik që ka bërë nga ngjyra e zezë në kafe.

“Kaçurrela sot”, ka shkruar ajo.

Dora është njëra prej artisteve që pëlqehet mjaft shumë për stilin muzikor, projektet e së cilës numërojnë miliona klikime në Youtube. /Lajmi.net/