Edhe Besnik Qaka shpreh ngushëllime për vdekjen e Hivzi Krasniqit

Besnik Qaka shpreh ngushëllime pas vdekjes së gazetarit, Hivzi Krasniqi.

ShowBiz

16/02/2019 14:20

Anëtari i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së gazetarit dhe tekstshkruesit, Hivzi Krasniqi, shkruan lajmi.net.

“Të jetosh në zemrat e atyre që le pas, do të thotë të mos vdesësh kurrë”, janë fjalët e Qakës.

Përveç si gazetar Hivziu ishte edhe autor i teksteve të këngëve, duke lënë pas vete mbi 1000 tekste të këngëve hit. /Lajmi.net/