Edhe Afrika e ka “Sex and the City”-n e vet

Seriali “An African City” (Një Qytet Afrikan) është vendosur xhiruar në kryeqytetin e Ganës, Accra, dhe rrëfen për jetën e pesë femrave afrikane të cilat kthehen në kontinent pasi kanë kaluar disa vjet të jetës jashtë në Amerikë dhe Britani të Madhe.

Bota

21/03/2014 22:59

Një seri filmash të postuar në internet, të përshkruar si përgjigje afrikane e serialit të mirënjohur amerikan “Sex and the City”, është postuar në kanalin Youtube.

Seriali “An African City” (Një Qytet Afrikan) është vendosur xhiruar në kryeqytetin e Ganës, Accra, dhe rrëfen për jetën e pesë femrave afrikane të cilat kthehen në kontinent pasi kanë kaluar disa vjet të jetës jashtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.

Kreatorët e serialit kanë thënë se mediat sociale janë bëtë thelbësore për suksesin e shou-t dhe u kanë mundësuar afrikanëve në mbarë botën që t’i shprehin përvojat e tyre online.

Por a e reflekton ky seria jetën e grave afrikane?