E tepron me steroide për trup, vdes pasi i ‘eksplodon’ zemra (Foto)

Në përpjekje për të pasur një ‘trup perfekt’, të rinjtë po përdorin shtesa të ndryshme në formë të pilulave apo pluhurit për të arritur masën perfekte të trupit brenda një kohe të shkurtër.

Fun

25/09/2015 10:23

Por, këto alternativa nuk po dalin të jenë të mira për njerëzit, pasi ato shpesh herë po shkaktojnë edhe vdekje.

Në këtë rast, një 19 vjeçar i quajtur Andrej Gardos, po përpiqej të bëhej ‘Roku’ i ri, duke ushtruar dy herë në ditë dhe duke marrë steroide të cilat e shndërruan atë në një njeri ‘gjigand’ për një kohë të shkurtër.

Për shkak të abuzimit me steroide, ai vdiq menjëherë pasi aorta torakale e tij ‘shpërtheu’, transmeton lajmi.net.

Doktorët thanë se zemra e tij peshonte rreth 680g pas bërjes së autopsisë. Zemra e një njeriu normal peshon diku rreth 400g, por steroidet e kanë bërë punën e tyre duke i shkaktuar atij një ‘eksplodim’ të zemrës.

Është një histori e tmerrshme e cila na rikujton edhe njëherë se nuk duhet të merrni steroide. (lajmi.net)
5602c8de79839Capture15