E rrah bashkëshorten e bën për spital, arrestohet nga policia

Një rast i dhunës në familje është regjistruar dje në qytetin e Podujevës.

Lajme

05/02/2019 11:35

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Podujevë rreth orës 19:00 është arrestuar një person, pasi që si njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia, viktima si pasojë e rrahjes ka pranuar tretman mjekësor në qendrën shëndetësore të Podujevës.

Viktima po ashtu është intervistuar në prani të punëtorit të QPS, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net/